Digjet një shtëpi në Ulpianë të Prishtinës

Një shtëpi në kryeqytet është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së sotme.

Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Front Online, shtëpia ndodhet në lagjen ‘Ulpiana’ në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti deklaroi se nuk ka persona të lënduar.

Ajo njoftoi se policia dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje të cilët po merren me rastin.

“Sot rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku është duke u djegur një shtëpi. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Deri tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, u shpreh Ahmeti.