Diellza Kolgeci krenare me Vlora Çitakun

Diellza Kolgeci ka reaguar pas kërkesës së Glauk Konjufcës për tërheqje nga detyra të Vlora Çitakut.

Pas kërkesës të ministrit të Punëve të Jashtme Glauk Konjufca, për tërheqjen nga detyra të ambasadorës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Vlora Çitaku, ka pasur reagime të shumta.

Vlora ka gjetur përkrahjen e shumë emrave të njohur, ndër ta edhe Diellza Kolgecit.

Kjo e fundit nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka thënë se është krenare me Vlora Çitakun.

“Vlora Çitaku, krenare me ty”, ka shkruar Diellza Kolgeci pranë postimit.