Diell dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Në njoftimin e IHMK-së thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit. Reshjet e fundit që ranë, kanë ndikua pozitivisht, si në cilësinë e ajrit, po ashtu, kanë përmirësuar dukshëm, kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike”, thuhet në njoftim.