Diell dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Moti në Kosovë sot pritet të mbajë kryesisht me diell, por që vranësirat konvektive do të fillojnë nga gjysma e ditës, me ç’rast në orët e pasdites do të jenë në zhvillim, për të krijuar kushte për reshje shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në zona të kufizuara rrezikohet të ketë edhe stuhi lokale me breshër.

“Temperaturat mbesin konstante me ditët e fundit. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes e lehtë dhe lokalisht e forte”, ka njoftuar IHMK.

Temperaturat minimale të sillen nga 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 24 gradë Celsius.