Dhurata Hoxha, Ministre në detyrë e Integrimit Evropian, sot ka takuar gratë e Mitrovicës dhe me këtë rast, ka shkruar se ishte rast të ritheksonte përkushtimin për fuqizimin e gruas në çdo fushë, vendimmarrje dhe çdo lëmi që gruan e bën të barabartë me burrin.

Ja postimi i znj. Hoxha në rrjetin social:

Takimi me gratë e Mitrovicës ishte rast të ritheksoja përkushtimin tim për fuqizimin e gruas në çdo fushë, vendimmarrje dhe çdo lëmi tjetër që e bën të barabartë me burrin. Gjasat dhe mundësitë e barabarta janë vlerë e shtetit demokratik. Ndërtojmë të ardhmen, për Ty dhe Shtetin!
#PDK112 #KadriVeseli1 #DhurataHoxha27

Me respekt!

loading…