Dhunohet një vajzë në Mitrovicë

Një person i dyshuar është arrestuar, pasi që dyshohet se ka dhunuar një vajzë të hënën në Mitrovicë.

Rastin në polici e ka lajmëruar e dëmtuara.

Pas dhunimit viktima ka pranuar tretman mjekësor.

” Mitrovicë 30.01.2023-23:00. Me datë 01.02.2023. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje’’, thuhet në raportin e policisë.