Dhunohet një femër e mitur në Rahovec

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person në Rahovec, pasi që i njëjti dyshohet të ketë dhunuar një femër të mitur.

Në raportin e publikuar nga Policia e Kosovës thuhet se viktima femër k/shqiptare me datën 24.06.2019 ka informuar në polici se ishte dhunuar.

Policia bën të ditur se i dyshuari mashkull është intervistuar edhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.