Dhunohet një e vajzë e mitur në Prishtinë, gjendet në bagazhin e veturës ku ndodheshin shtatë persona

Një vajzë e mitur është dhunuar nga burrë në një motel në Prishtinë.

Lidhur me këtë rast është arrestuar i dyshuari, teksa viktima është dërguar për ekzaminim gjinekologjik.

“DHUNIM Prishtinë 12.04.2023-02:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në një hotel ka dhunuar viktimën femër kosovare e mitur. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në ekzaminim gjinekologjik ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Në anën tjetër, Sinjali raporton se gjatë patrullimit në orët e hershme të mëngjesit të së martës, policia ka ndaluar veturën për kontroll.

Në veturë kanë qenë shtatë persona, ku sipas burimeve të gazetës Sinjali, në bagazhin e veturës ishte viktima dhe një tjetër.

“Shtatë personat që ndodheshin brenda automjetit janë shoqëruar në stacion policor ku janë intervistuar nga hetuesit policorë. 15-vjeçarja që ndodhej në bagazh ka deklaruar para hetuesve policorë që ka kryer marrëdhënie seksuale me njërin prej të dyshuarve.” – raporton Sinjali.