Lajmi i fundit

Dhunohet e mitura në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Një e mitur raportohet se është dhunuar në Ferizaj, nga i dyshuari mashkull kosovar, shkruan Ballkani.info.

Rasti ka ndodhur me 22 nëntor rreth orës 23:00.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar IML për ekzaminim dhe është vendosur në strehimore

Rasti është duke u hetuar./Ballkani.info/

Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:

DHUNIM

Ferizaj 22.11.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar IML për ekzaminim dhe është vendosur në strehimore.  Rasti vazhdon të hetohet.