Dhunim

Dhunohet e më pas shantazhohet një grua në Graqanicë

Një grua ka njoftuar në policinë e Kosovës se është dhunuar e më pas është shantazhuar nga një person.

Rasti sipas saj ka ndodhur më 26 gusht.

Lidhur me rastin është arrestuar një person, i cili më pas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Graqanicë, 26.08.2023 – 20:03. Me datën 28.08.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar po ashtu sipas viktimës i dyshuari edhe e ka shantazhuar. Lidhur me rastin personi i dyshuar është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.