Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se dhuna e shfaqur mbrëmë në ndeshjen KB Prishtina – KB Trepça është e papranueshme dhe se për të nuk ka vend në kryeqytet e askund tjetër.

Rama në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se janë të lumtur që KB Prishtina fitoi superkupën mbrëmë, porse siç tha ai, nga dhuna e shfaqur u zbeh gëzimi i fitores.

“Dhuna e shfaqur mbrëmë në ndeshjen KB Prishtina – KB Trepça është e papranueshme dhe nuk ka vend në kryeqytet, e askund tjetër! Jemi të lumtur që KB Prishtina fitoi superkupën mbrëmë, mirëpo nga dhuna e shfaqur u zbeh edhe gëzimi për fitoren e merituar”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se sporti ka të bëjë me shpirtin garues në frymë tolerance e respekti reciprok, prandaj u bëj thirrje edhe tifozëve që ta kultivojnë një frymë të tillë.

Postimi i plotë i Ramës, pa ndërhyrje:

Dhuna e shfaqur mbrëmë në ndeshjen

KB Prishtina – KB Trepça është e papranueshme dhe nuk ka vend në kryeqytet, e askund tjetër!

Jemi të lumtur që KB Prishtina fitoi superkupën mbrëmë, mirëpo nga dhuna e shfaqur u zbeh edhe gëzimi për fitoren e merituar.

Sporti ka të bëjë me shpirtin garues në frymë tolerance e respekti reciprok, prandaj u bëj thirrje edhe tifozëve që ta kultivojnë një frymë të tillë.