Dhjetë përqindëshi i Trustit përjashtohet nga përmbarimi

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi njofton se ky dikaster ka marrë qëndrim që 10% i kursimeve pensionale të përjashtohet nga përmbarimi.

Selimi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se ky vendim është marrë në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi t’i tërheqin në tërësi dhjetë përqindëshin e kursimeve.

“Dhjetë përqindëshi (10%) i kursimeve pensionale të përjashtohet nga përmbarimi, në mënyrë që pjesëmarrësit/qytetarët të mund t’i tërheqin në tërësi dhjetë përqindëshin (10%) e kursimeve pensionale nga bankat komerciale në rast se llogaritë e tyre rezultojnë të bllokuara në procedurën përmbarimore.”, thuhet në njoftim.

Ky është postimi i tij i plotë:

NJOFTIM ME RËNDËSI 

I. Ministria e Drejtësisë në përgjigje të Shoqatës së Bankave të Kosovës, merr qëndrim që: dhjetë përqindëshi (10%) i kursimeve pensionale të përjashtohet nga përmbarimi, në mënyrë që pjesëmarrësit//qytetarët të mund t’i tërheqin në tërësi dhjetë përqindëshin (10%) e kursimeve pensionale nga bankat komerciale në rast se llogaritë e tyre rezultojnë të bllokuara në procedurën përmbarimore, marrë parasysh qëllimin e Ligjit për nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike, si dhe dispozitat e Ligji nr.04/L-139 për Procedurën Përmbarimore dhe Ligjit nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës

II. Marrë parasysh qëllimin e Ligjit për nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike, dhe në përgjigje të Shoqatës së Bankave të Kosovës, Ministria e Drejtësisë në pajtim me dispozitat e Ligjit nr.04/L-139 për Procedurën Përmbarimore dhe Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, Ministria e Drejtësisë, merr qëndrim që:

Dhjetë përqindëshi (10%) i kursimeve pensionale të përjashtohet nga përmbarimi, në mënyrë që pjesëmarrësit/qytetarët të mund t’i tërheqin në tërësi dhjetë përqindëshin (10%) e kursimeve pensionale nga bankat komerciale në rast se llogaritë e tyre rezultojnë të bllokuara në procedurën përmbarimore.