Dy ushtarë rusë janë kapur nga ushtarët ukrainas në territorin e Ukrainës, gjatë kohës sa po zhvillohen luftime atje.
Lajmi është bërë i ditur nga ish-diplomati ukrainas, Oloxander Scherba, me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’.
“Sabotues të tjerë rus u kapën dhe u arrestuan”, thuhet në postimin e tij, të cilës ia ka shoqëruar një fotografi nga momenti i kapjes.
Në bazë të fotografisë, shihet se atyre iu është sekuestruar edhe mishi i thatë.
Another RU saboteur detained and arrested. #StandWithUkraine pic.twitter.com/U7AtrGVgYw
— olexander scherba🇺🇦 (@olex_scherba) February 25, 2022







