Detajet për “Super” kartelat grafike Nvidia GeForce RTX 20

Kanë filluar të paraqiten më shumë detaje për serinë e ardhshmë “Super” të kartelave grafike nVidia GeForce RTX 20, ndërsa sugjerohet se do të ekzistojnë tri modele të reja nga kjo seri, përcjell TweakTown.

Kartelat e reja grafike edhe më tej do të bazohen në arkitekturën Turing, dhe do të duhej të zëvendësojnë modelet ekzistuese GeForce RTX 20 kur bëhet fjalë për rangun e çmimeve, dhe më pas të ulin çmimet e modeleve ekzistuese. Pritet që linjës së re Super do t’i prijë modeli GeForce RTX 2080 Super, i cili do të ketë memorien e overclockuar GDDR6.

Specifikimet e plota të kartelës së supozuar GeForce RTX 2080 Super përfshinë GPU-në TU104, 3072 bërthama CUDA, 8GB memorie GDDR6 @16Gbps me magjistrale 256-bitëshe.

GeForce RTX 2060 Super do të duhej të ketë 8 GB memorie GDDR6 me magjistrale 256-bitëshe dhe GPU TU106.