Me targa gjermane

Detaje nga tentativë vrasja e mbrëmshme në Pejë

Pas të shtënave me armë zjarri mes dy veturave në lëvizje, në vendin e ngjarjes nga Policia është gjetur një veturë me tabela Gjermane, me vozitës dhe pasagjer meshkuj.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri është plagosur vozitësi i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin Rajonal të Pejës, ku sipas mjekut kujdestar jeta e tij është jashtë rrezikut për jetë.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e armës dyshohet e kallashnikovit. Vetura e dyshuar me tabela vendore është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të pa njohur. Më pas vetura e dyshimte me te cilën dyshohet se te dyshuarit kane ikur nga vendi i ngjarjes është takuar duke u djegur ne lagjen “Xhemajl Kada” në Pejë. Njësiti i zjarrfikëseve ka intervenuar duke lokalizuar dhe shuar zjarrin. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendimin e Prokurorit, është iniciuar rasti dhe mbetet nën hetime.