Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar ku ishte paraparë të raportojnë presidenti dhe kryeministri dështoi nën përplasjet e deputetëve.
Meqë Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj munguan në këtë mbledhje, deputetët debatuan nëse mbledhjes duhet t’i ndryshohet rendi i ditës apo të shtyhet tërësisht.

Kryetari i Komisionit, Xhelal Sveçla tha se krerëve të shteti nuk duhet t’ia arsyetojnë mungesat.

“Dështoi dhe një takim i komisionit. Ishit dëshmitar, kërkesa e Ganime e Musliu nuk kaloi. Mospajtimet në Komision kësaj here ishin publike. E vleresoj të palogjikshme kërkesën e tyre arsyetime se ku ndodhen presidenti dhe kryeministri momentalisht. Me njoftim verbal na është përgjigjur kryeminsitri ku na njofton se nuk mund të jetë pjesë e kësaj mbledhje. Kjo është arsye e mjaftueshme. Kjo nuk në kupton që nuk duhet të miratohet rendi i ditës. Nuk është çështje e komisionit të informohet përmes mediave”, tha Sveqla.

Deputeti Hajdar Beqa dhe Sveqla gjatë mbledhjes u përplasën lidhur me mungesën e kryeministrit dhe presidentit.

:Pse po filozofon. Unë gjej kompromis. Mos trego këtu agjenda. Sot perfundoi mbledhja. Heren tjeter të merremi vesh mes vete. Edhe mu tranu sot smund ta kemi as kryeminsitri. Dhe as presidnrtin këtu:”, tha Beqa.

Ndërkaq deputeti Sveqla iu kundërpërgjigj duke aluduar se Beqa po mundohet ta arsyetoj presidentin.

“. Nuk kemi nevojë të merremi vesh pas mbledhjes. Ke rendi i ditës, propozimi nuk kaloi dhe nuk kaloi as rendit i ditës. E shtyj mbledhjen për një dite tjetër. Ditën e mirë Hajdar. Veç po kqyrni arsyetime me gjetë. Ju po doni unë me e ndjek presidentin”, tha Sveqla./kallxo.com