Dëshpërohet kundërshtarja e UÇK-së, Carla Del Ponte: Është vonë tash…

Ish kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte thotë se kanë kaluar shumë vite që nga krimet në Kosovë.

Ajo ka shtuar se nuk pret që Gjykata Speciale “të arrijë deri të e vërteta dhe ta kënaqë drejtësinë”.

“Është shumë vonë që të konfirmohet e vërteta për krimet e kryera në Kosovë, sidomos në Shtëpinë e Verdhë. Kemi tentuar ta bëjmë atëherë, por nuk ia kemi arritur”, ka thënë Del Ponte për tanjugun serb, transmeton Ballkani.info.

Ajo kështu është përgjigjur në pyetjet provokuese te tanjugut që të komentojë mundësinë “që viktimat e UÇK-së dhe familjet e tyre megjithatë mund të presin drejtësi edhe pse janë shkatërruar shumë fakte, disa prej të cilave i ka pasur edhe ajo, siç spekulohet edhe ish prokurori i Tribunalit të Hagës, Jeffrey Nice, i cili do të jetë avokat në mbrojtjen e ish komandantit të UÇK-së, Sami Lushtaku, në Gjykatën Speciale”.

“Nice, sa më kujtojet, nuk ka qenë i përfshirë në rastin e hetimit për Shtëpinë e Verdhë”, ka thënë Del Ponte dhe ka shtuar se nuk e din nëse Gjykata pas gjithë kësaj kohe do të mund të zbulojë të vërtetën.

Del Ponte njihet si kundërshtar e ashpër UÇK-së, dhe se raporti i Dick Martyt në bazë të së cilit është themeluar Gjykata Speciale, përmban pikërisht akuzat e saj. /Ballkani.info/