Derisa niset për Hagë, Haradinaj e uron Boris Johnsonin

Kryeministri i Kosovës në largim, Ramush Haradinaj pak para nisjes për në Hagë ka uruar kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

Haradinaj ka shkruar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter se marrëdhëniet mes Kosovës e Britanisë do të forcohen edhe më tutje.

“Marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe do të vazhdojnë të rriten dhe forcohen, derisa Kosova po afrohet edhe më pranë strukturave euroatlantike”, shkroi Haradinaj.

loading…