Deri në 3 orë pritje në Merdare

Bashkëatdhetarët që po largohen nga Kosova, e po rikthehen në vendet ku jetojnë po u duhet të presin në pikën kufitare në Merdare deri në tre orë për të dalur.

Kurse pritja për të hyrë përmes kësaj pike kufitare është vetëm deri në 15 minuta, përcjell Ballkani.info.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Multivodë, Muçibabë pritja për të hyrë dhe për të dalur është e njëjtë prej tre deri në pesë minuta.

Ndërsa te Dheu i Bardhë pritja për të dalur rezulton të jetë gjysme ore, ndërsa për të hyrë deri në 10 minuta.

loading…