Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Evgjeni Thaçi, njëherit edhe mbesa e presidentit aktual Hashim Thaçit, përmes një postimi në facebook ka thënë se vendin nuk duhet ta lëmë në duar të të sabotuesve të proceseve e shkatërruesve të institucioneve e dezertoreve.

Ky status u kuptua nga të tjerët si “thumb për kryeministrin në dorëheqje Ramush Haradinaj.

Ballkani.info ka kontaktuar me deputeten nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj, për të marrur një qëndrim lidhur me këtë status të deputetës Thaçi, mirëpo Time Kadrijaj nuk beson se ky status është bërë me thumba ndaj Haradinajt.

“Nuk besoj që deputetja Evgjeni Thaçi e ka thënë atë për Ramush Haradinajn,e njoh e kom edhe mike”, ka thënë Kadrijaj në një prononcim për Ballkani.info.

Kujtojmë se jem hyrë në javen e dytë që kur Kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje, nga post i kreut të shtetit dhe se ende nuk ka ndonjë tamik mes partive dhe Presidentit Hashim Thaçi, ndonëse ky i fundit ka deklaruar se shumë shpejt do të i ftojë partitë për një takim./Ballkani.info

loading…