Deputetja e VV-së nga Mitrovica, Arjeta Fejza, ‘dështon’ ta bëjë asambleist familjarin e saj të afërt

Deputetë e ministra të Vetëvendosjes kishin futur familjarë e miq të afërt në garën për Asamble Komunale në Mitrovicë, duke u krekosur me kinse fuqinë e tyre politike në qytetin e minatorëve, por fatkeqësisht në fund u doli plan i dështuar.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Pjesë e garës për kuvend komunal ishte edhe Imer Fejza, familjar shumë i afërt i deputetes së Vetëvendosjes, Arjeta Fejza.

Imer Fejza që mbante numrin 33 në listën e VV-së nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për t’u bërë përfaqësues i popullit në Mitrovicë.

Siç mëson Veriu.info Fejza ka marrë 150 vota larg të qenit asamblesit, duke e pasur parasysh që kandidati i fundit nga VV që siguron ulëse në kuvendin komunal ka mbi 300 vota.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Ani pse familjar i afërt i deputetes Arjeta Fejza e cila pretendon të ketë fuqi politike, kjo nuk i ka mjaftuar për të siguruar një ulëse.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Deputetja Fejza nuk ka pasur fuqi politike që t’ia sigurojë votat e nevojshme për fitore.

Kujtojmë që Vetëvendosje në Mitrovicë ka siguruar 11 ulëse në kuvendin komunal, apo 30% të votës për asamble.

Po ashtu më herët Gazeta Online Veriu.info ka raportuar se as deputeti Armend Muja nuk ka arritur të shtyjë para motrën dhe kunatën e tij për të fituar një vend në Asamble, e para kandidate e VV dhe e dyta kandidate e PD-së./Veriu.info/