Deputetja e VV-së

Deputetja e VV-së| Izolimi i shtëpive vlen për ata që kanë mundësi, ata që s’kanë, nuk është obligative

Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka thënë se deklarata e Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli për izolimin e shtëpive, vlen për qytetarët që kanë mundësi ta bëjnë.

Hyseni në Prime Time, ka deklaruar se ata që nuk kanë mundësi, qeveria po ofron masa të tjera, raporton Gazeta10.

“Unë e kuptoj që është investim i shtrenjtë izolimi i shtëpisë, aq më pak kur kemi rritje enorme të cmimeve në treg. Por, besoj kjo vlen për ata qytetarë që kanë mundësi ta përballojnë një gjë të tillë, për ata që nuk kanë mundësi ta bëjnë një gjë të tillë, nuk është e domosdoshme, e as obligative, e që ka masa të tjera që po ofrohen prej qeverisë”, ka deklaruar ajo.