Deputetja e VV-së

Deputetja e VV-së ia uron fitoren Ferit Idrizit: “Urime dajo”

Ftorja e Ferit Idrizit duket të ketë ardhur nga mbështetja edhe nga partitë tjera.

Ishte pikërisht, Ali Jonuzi i VV-së i cili i dha përkrahje publikisht kandidaturës së Idrizit për të parin e qytetit të Vushtrrisë.

Por besohet që edhe anëtarë dhe përkrahës të VV-së i kanë dhënë mbështjeje kandidatit të PDK, kundrejt Xhafer Tahirit.

Deputetja e VV-së, Vasfije Krasniqi, e cila vije nga qyteti i Vushtrrisë, e ka uruar Idrizin përmes një komenti.

“Urime fitorja, dajo Ferit Idrizi”, ka shkruar Krasniqi në foton e publikuar nga kryetari i ri i Vushtrrisë.

Ndërsa, Idrizi e ka falenderuar deputeten duke e quajtur mbesë.

“Faleminderit për urimin mbesa ime, deputete e nderuar Vasfije. Shëndet dhe mirësi në familje”, ka shkruar Idrizi në komentin e deputetes së VV-së