Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, në prag të seancës ndaj ish-udhëheqësve të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, ku pritet të shpallet aktgjykimi, ka kërkuar liri për ta.

Deputetja me anë të një postimi në profilin e saj në Facebook shkruan: Liri për Nasimin e Hysniun.

UÇK krenari kombëtare.Seanca ku do të shpallet vendimi është paraparë për sot në ora 10:00.