Deputetja nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ka uruar qytetarët për votimin e Ligjit për statusin e punëtorëve të arsimit të viteve 1990 deri 1999.
“Kuvendi votoi këtë ligj të cilin e pritëm mbi 5 vite që qeveria t’a sjellë në Kuvend, duke u obliguar nga komisioni parlamentar për arsim që në muajin prill të vitit 2013”, ka shkruar Haxhiu, përcjell Ballkani.info.
Deputetja ka thënë se këtë kërkesë, më në fund e ka kuptuar Qeveria Haradinaj. /Ballkani.info
Njoftimi i plotë:
Urime : Ligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri nē vitin shkollor 1998/99.
Kuvendi votoj këtë ligj të cilin e pritem mbi 5 vite që qeveria të sjellë në kuvend duke u obliguar nga komisioni parlamentarë për arsim që në muajin prill 2013.
Këtë kërkesë e kuptoj seriozisht Qeveria HARADINAJ- duke planifikuar edhe buxhetin në 2019-tën.
Urime më në fund mësimdhënës të dashur!







