Deputetja e AAK-së akuza Vjosa Osmanit: Punëtorët në Kuvend po keqtrajtohen

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, e ka akuzuar kryeparlamentaren Vjosa Osmani për disa investime, të cilat, sipas deputetes, po bëhen në Kuvend.

Ajo ka thënë se në Kuvend janë duke u bërë disa investime koti.

“Investimet koti për mua është ai që po ndodh në Kuvend të Kosovës, përkatësisht në aneksin, para dy viteve është ndërtuar, nuk e di nuk e kam të qartë pse para dy viteve është dashtë të bëhen renovime që nuk po i shoh, vetëm disa dritare, pyetja ime është a është ndëshku kompania, pse këto shpenzime koti, punëtorët po keqtrajtohen ata që po i kryejnë punimet”, ka thënë ajo.

“Kërkoj trajtim të dinjitetshëm të punëtorëve që po i shoh çdo ditë në këto hapësira. Kryetare kisha dashtë këto mjete që të shkojnë te do familje që kanë nevojë”, ka thënë ajo.

Kësaj deklarate i është përgjigjur Vjosa Osmani.

“Do ta lus sekretarin që të bisedojë me juve zonja deputete që ta dijë për çka e keni fjalën para se të dal të ju përgjigjem”, ka thënë Osmani.