Deputeti Syla: Heroi Francesco Giuseppe Bider, ra në Koshare në përpjekje me ndalë gjenocidin serb

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla takuar sot bashkëluftëtarin e tij nga komuniteti boshnjak, Sahit Kandiq I cili ishte pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Syla ka thënë se bashkë me Sahit Kandiq kanë vizituar varrin e heroit Francesco Giuseppe Bider, i ardhur nga Italia dhe I rënë në Koshare përkrah heronjve të tjerë.

“Sot me bashkëluftëtarin Sahit Kandiq nga komuniteti boshnjak, i cili ishte së bashku me vëllaun e tij Mirsadin në luftën tonë të UÇK-së. Me Sahitin vizituam dhe nderuam Heroin Francesco Giuseppe Bider, i cili kishte ardhur nga Italia për të rënë në Koshare përkrah Heronjëve të tjerë, në përpjekje për të ndalë gjenocidin e ushtruar nga Serbia mbi popullin tone”, ka shkruar Syla në llogarinë e tij në Facebook.