Sot në ora 15:30 pritet takimi në mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvdosje , Albin Kurtit dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.
Mbrëmë u tha se ka lëvizje në drejtim të marrëveshjes duke vazhduar takimi për sot në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje që do të krijonte Qeverinë e re të Kosovës.
Në lidhje me këtë ka reaguar deputeti i VV, Dimal Basha i cili tha se nuk duhet të ketë nxitim për arritjen e marrëveshjes duke aluduar në atë që nuk duhet të bëhen të padurueshëm që ta pranojnë një marrëveshje të padrejtë. /Ballkani.info/
Postimi i plotë:
LDK deri tash i ka vonu negociatat. Mbase ka bërë mirë, dhe duhet me e marrë si mësim. E vetmja mënyrë për me ndërtu qëndrueshmëri në bashkëpunim, është duke mos u ngutë.
Por, duhet kuptu që vonesat nga ana e tyre nuk duhet të na bëjnë të padurueshëm që të pranojmë marrveshje të padrejtë, sepse duhet kuptu që atë nuk e bënë Lëvizja Vetëvendosje!







