Deputeti i Vetëvendosjes bëhet baba për herë të dytë

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca i eshtë gëzuar edhe një herë ndjenjës së të bërit baba.

Lajmin për ardhjen në jetë të vajzës së tij të dytë, e ka bërë të ditur bashkëshortja e Konjufcës, e cila përmes një postimi në Facebook i ka uruar mirëseardhje Erenës së vogël.

“19.12.2019” Mirë se erdhe! Erena Glauk Konjufca” . Ishin fjalët e shkruara nga ajo. Përndryshe çifti Konjufca janë prindër edhe të një vajzë e cila quhet Knida.