Deputeti i LDK-së pre e sulmeve kibernetike

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka njoftuar se adresat e tij elektronike, Facebook dhe Instagram kanë rënë pre e sulmeve kibernetike.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se llogaria e tij në Instagram është në posedim të sulmuesit kibernetik.

Ai poashtu bëri me dije se autoritetet e policisë janë të njoftuara.