Deputeti i LDK-së kërkon ndalimin e këngëve që promovojnë droga, reagon Tayna

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka propozuar në Komisionin për Shëndetësi që të ndalohet promovimi i këngëve ku përmendet droga.

Ai ka deklaruar se shfaqja e drogave në këngët që transmetohen në televizionet kosovare po ndikon negativisht te të rinjtë.

Kështu, Gazeta Express bëri një përmbledhje të këngëve të muzikës shqipe, të cilat në një formë trajtojnë si temë konsumimin e lëndëve narkotike.

Në listën e këtyre projekteve ishte edhe ai i reperes, Tayna me këngën “Columbiana”, ku kjo e fundit reagoi duke thënë disa fjalë.

“Ne nje shtet ku vet nuk mujn me ndal perdorimin e narkotikve ose shume gjerave tjera nuk ma merr mendja qe na si artist kemi shume peshe t’madhe n’veprime t’njerzve.Na veq knojm edhe mundohemi me argetu popullaten.Une perveti nuk perdori asgje nga keto,bile as duhanin qe ju shumica e perdorni e qe poashtu eshte shume i demshem.Kush don me perdor,na sun e ndalim.Kush nuk don,na nuk mujm me shti.Tek e fundit nuk e kemi rolin e prinderve per me eduku aske.Ky eshte vetem nje zhaner i muzikes qe ka tema te tilla e qe degjohet vetem prej atyre qe e pelqejn.Ju jeni rrit me muziken Rock qe poashtu ka pasur tema te tilla.Nuk duhet me marr personale asgje qe thuhet ne tekste te kengeve.Asnjehere te rinjeve nuk iu rekomandoj te perdorin lende te tille.E femijet tuaj jane ne doren tuaj qfare i lejoni e qfare s’i lejoni me degju, me pa ose si i edukoni.Besoj qe kemi probleme ma t’mdhaja n’shtet…”, shkruan Doruntina.