Deputeti i LDK-së: Jam me koronavirus

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka konfirmuar se është infektuar me koronavirus.

“Meqënëse interesimi i miqve e gazetarëve është i madh për të konfirmuar lajmin nëse jam Covid pozitiv. Lajmi është i vërtetë. Më është konfirmuar që analiza ime ka dalur Kovid pozitiv. Gjendja ime është e mirë dhe jam vetëizoluar sipas rekomandimeve”, ka thënë deputeti Avdyli, shkruan Ballkani.info.

Në mesin e deputetëve të LDK-së, janë edhe tre tjerë me koronavirus. Kujtim Shala, Arben Gashi dhe Visar Hoti.

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 3.178

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 304 mostra, prej të cilave 114 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Ferizajt 35 raste, komuna e Prishtinës 17 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Pejës 9 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Prizrenit 8 raste, komuna e Gjakovës 7 raste, komuna e Rahovecit 5 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Hani i Elezit, Kaçanik, Kamenicë, Mamushë, Obiliq dhe Skenderaj”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 117 persona të prekur nga koronavirusi.