Deputeti i AAK-së për video-lojën serbe për sulmin në Prekaz: Akt i ri agresioni mbi Kosovën

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla ka reaguar pas lajmit se serbët kanë krijuar një video-lojë ku simulohen sulmet mbi familjen e Jasharajve.

Ai e konisderon si shkallën më të lartë të marrëzisë e çnjerëzisë kur krijohet një video e tillë për tu krenuar.

Syla e quan akt të ri agresioni mbi Kosovën mos reagimin e Vuçiqit dhe tolerimin e kësaj videoje.

Postimi i tij i plotë:

Çetnikët serb e paskan rikrijuar përmes një video-loje sulmin mbi Prekaz, masakrën mbi Adem Jasharin dhe familjen e tij. Ta krijosh një video të tillë për t’u krenuar është shkalla më e lartë e marrëzisë e çnjerëzisë. Mosreagimi i Aleksander Vucicit dhe tolerimi i kësaj videoje është akt i ri agresioni mbi Kosovën.