Deputeti Frashër Krasniqi tregon nëse është përplasur fizikisht me Xhelal Sveçlën

Deputeti i Partisë Socialdemokrate Frashër Krasniqi ka demantuar raportimet e mediave për një konflikt fizik me Xhelal Sveqlën nga Lëvizja Vetëvendosje, pas një emisioni televiziv.

Mediat raportuan se një përplasje fizike ka ndodhur mbrëmë ndërmjet deputetit të PSD-së, Frashër Krasniqi dhe atij të VV-së, Xhelal Sveçla.Por, deputeti Krasniqi ka thënë sot për KosovaPress se nuk ka pasur rrahje mes tyre, vetëm kanë pasur konflikt verbale të ashpër dhe asgjë më shumë.

Ai po ashtu tha se kjo ka ndodhur pasi ka përfunduar emisioni Rubikon ku ishin të ftuar. “Ka qenë vetëm një konflikt verbal, tensionim verbal, kurrgjë më shumë”, pohoi Krasniqi.

Në lidhje me këtë situatë mbrëmë ka folur edhe moderatori i emisionit, Adriatik Kelmendi, i cili nuk ka dashur të komentojë se çfarë ka ndodhur, duke thënë se debati ka shkuar mirë.