Deputeti austriak përkrahë korrigjimin e kufijve

Lukas Mandl, deputeti austriak i Parlamentit Evropian është shprehur pro korrigjimit të kufijve, në një intervistë dhënë për “Indeksonline”.

Një gjë e tillë sipas tij është në rregull nëse Serbia dhe Kosova e përdorin këtë çështje si një pikënisje për bërë dialogun të funksionojë.

“Sepse kjo ishte patjetër pjesë e problemeve në Ballkan pasi që në kohët e mëparshme gjërat u vendosën nga jashtë, jo vetëm gjatë dekadave, por gjatë shekujve. Unë nuk dua të jem pjesë e një qasjeje patronizuese nga Evropa Qendrore të shekullit të 21-të. Nëse ndryshimet kufitare bëjnë që dialogu të funksionojë, kjo është në rregull me mua nëse Serbia dhe Kosova e përdorin këtë çështje si një pikënisje për bërë dialogun të funksionojë”.