Deputetët

Deputetët votuan për embargo të armëve kundër Arabisë Saudite

Deputetët sot votuan për një embargo armësh ndaj Arabisë Saudite, si dhe ndalimin për pajisjet që mund të përdoren në çdo veprim të qeverisë në shtypjen e protestave, raporton AP.

Deputetët, me 325 vota për, një kundër dhe 19 abstenime, votuan në favor të një rezolute që u kërkon vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të vendosin një embargo armësh ndaj Riadit zyrtar, në shenjë proteste për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në Konsullatën saudite në Stamboll.

Rezoluta jo-detyruese gjithashtu kërkon pezullimin e eksporteve të sistemeve të mbikëqyrjes dhe produkteve të tjera që mund të përdoren në përdorim ushtarak me qëllim të represionit.

“Anëtarët e BE-së nuk duhet të vazhdojnë t’i mbyllin sytë për shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut të kryera nga qeveria saudite”, tha e dërguara kryesore e Të Gjelbërve, Ska Keller.