Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka kërkuar që të jetësohet njëri nga prioritetet kryesore të Qeverisë së Kosovës, që ka të bëjë me njohjen e stazhit të punës për të punësuarit e viteve 90-ta, të dëbuar me dhunë nga puna nga pushteti serb.

Ministri Reçica ka thënë se duhet të njihet stazhi i punonjësve të viteve të 1990, ai tha se po flasim për një padrejtësi që iu është bërë 20 vite pas lufte që këtyre kategorive iu është bërë e padrejtë.

Ai tha se  ka ardhur momenti që kjo padrejtësi të hiqet dhe vitin 2021 pensionistët tanë kontribut pagues ta fillojnë vitin duke mos e pas këtë pengesë në realizimin e të drejtës së tyre për përfitimin dinjitoz të një pensioni kontributpagues.

“Pra në njohjen e stazhit dhe kemi planifikuar që me këtë intervenim t’iu njihet stazhi të gjithë punonjësve të viteve 1990 të cilët u dëbuan nga puna nga regjimi serb”, tha Reçica.

Edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë mirëpritur këtë propozim nga ministri Reçica, shumica e atyre që janë në Kuvend po mbështesin një ligj të tillë.

Deri tani deputetët që kanë folur janë shprehur pro votimit të një ligji që ka të bëjë me njohjen e stazhit të punës për të punësuarit e viteve 90-ta, të dëbuar me dhunë nga puna nga pushteti serb.