Deputetët e LDK-së me fotografi nga Kuvendi, Haxhi Avdyli i ndarë e me duar në xhepa VIDEO

Pas PDK-së dhe VV-së, fotografi nga Kuvendi kanë publikuar edhe deputetët e LDK-së.

Aty shihen deputetët e LDK-së të mbledhur në një skaj të sallës së seancave plenare të Kuvendit.

Ajo që bije në sy është pozita e deputetit Haxhi Avdyli, i cili tashmë veç  i është bashkuar Vjosa Osmanit në iniciativën politike të saj.

Ai shihet teksa qëndron i ndarë nga grupi i deputetëve të LDK-së, me duar në gjepa.

“U kry buxheti, u kry legjislatura. Shihemi!”, ka shkruar shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi i cili edhe e ka publikuar fotografinë.