Producenti i turpëruar Harvey Weinstein është dënuar me 23 vite burgim për përdhunim dhe sulm seksual.

Weinstein është gjetur fajtor në gjykimin e tij muajin e shkuar në Nju Jork, duke e finalizuar rënien nga shkëlqimi të një prej figurave më të fuqishme të Hollivudit.

67-vjeçari u paraqit në gjykatë të mërkurën në një karrige me rrota.

Avokatët e Weinstein kishin apeluar për butësi, duke këmbëngulur që edhe dënimi minimal prej pesë vjetësh mund të ishte një “dënim i përjetshëm” për të.