Tre burra janë dënuar me burg pasi ishin shpallur fajtor për transmetim të lojëve futbollistike të Premier League nëpërmjet shërbimeve ilegale të transmetimit,shkruan Metro UK.

Steven King është dënuar me shtatë vite dhe katër muaj burg, Paul Roston morri gjashtë vjet dhe katër muaj, ndërsa Daniel Malone do kryejë dënimin e tij me tre vjet e tre muaj.

Këto janë dënimet më të larta të dhëna nga gjykatat për krime që kanë të bëjnë me piraterinë. Kjo tregon se transmetimi ilegal, dhe qasja ilegale në pamja të lojëve të Premier League konsiderohet një krim serioz.

Treshja fajtore transmetoi lojë në mbi 1000 pube, klube dhe shtëpi përgjatë Anglisë dhe Uellsit. Kjo lejoi këta të fundit të shikonin lojë të rëndësishme pa pasur nevojë të paguanin shuma të mëdha për transmetuesit legal.

Kevin Plumb, drejtor i shërbimeve ligjore tha: Vendimi i sotshëm jep edhe më shumë prova se ligji do të kapë të gjitha kompanitë dhe individët që mundohen të përfitojnë ilegalisht me të drejtat e autorit.

Investimi i Premier League në teknologjinë më të fundit, e kombinuar me veprime të gjera kundër piraterisë, si ajo e sotme dhe urdhërimi i vazhdueshëm i bllokimit, do të thotë se kurrë nuk ka qenë më e vështirë për piraterinë e futbollit të veprojë në Britani të Madhe.