Dendias në vizitën e gjashtë në Kosovë, Osmani tregon çfarë foli me kryediplomatin grek

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Pas takimit, Osmani në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se me kryediplomatin grek biseduan për bashkëpunimin dypalësh, dialogun me Serbinë e për zhvillimet e fundit në rajon.

“Diskutuam për përkushtimin tonë të përbashkët për ta forcuar bashkëpunimin dypalësh në mes të Kosovës dhe Greqisë, për procesin e dialogut me Serbinë, si dhe për zhvillimet e fundit në rajon”, ka shkruar Osmani.

Dendias ka ardhur sot për herë të gjashtë për vizitë në Kosovë.