Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas viktimizimit të skajshëm të Fitore Pacollit në kohën kur ajo e ka marrë vëmendjen për subvencionet që flitet se u janë dhënë familjarëve të saj nga dy ministri të ndryshme.

Pacolli pretendon se ajo po sulmohet edhe pse është grua, ndërsa mbështetje mori tash edhe nga ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Për këtë viktimizim, deputetja Deliu e ndau me publikun një mesazh të pështirë të burrit të Albulena Haxhiut dhe anëtarit të KQZ-së, Alban Krasniqi.

“Znj, Albulena Haxhiu ky është sulm seksist”, shkroi Deliu mbi fotografinë ku shihet teksti i Alban Krasniqit, ku i thotë Deliut se është kriminele dhe plastikë.

“Ndërsa kritikat ndaj Fitore Pacollit janë për korrupsionin kronik që e ka kapluar vendin nga pushteti i juaj. Askush nuk po e sulmon Fitoren për shkak te gjinisë së saj, por për dyshimet e bazuara për keqpërdorim. Kaq e thjeshtë është kjo punë”, shkroi më tej Deliu.