Deliu: Cila Adelinë je ti? Para dy ditësh më flisje me pasion për fitoren e radhës të PDK-së në Ferizaj

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, i ka reaguar deputetës që u transferua në VV, ndonëse votat i mori nga PDK-ja.

Derisa Grainca tha se s’ka gjetur përkrahjen, këtë nuk po e kupton as ish-partiakja e saj në PDK, Blerta Deliu e cila e ka pyetur aderimin e VV-së, se cila Adelinë është ajo në fakt, raporton Ballkani.info.

Dyshja kanë drekuar para 2-3 ditësh, derisa Deliu thotë se e njejta ka folur me pasion për fitoren në zgjedhjet lokale të PDK-së në Ferizaj.

POSTIMI:

Cila Adelinë je ti?!
Me ish bashkëpartiaken Adelina Grainca, jemi njohur pak. E vërteta është se për herë të parë e kam takur në hapjen zyrtare të fushatës. Si grua në politikë i gëzohem bashkimit në listën tonë garuese të cdo gruaje e sidomos një vajze të re.
Dy ditë më parë kemi drekuar së bashku në njëren prej lokaleve të Prishtinës. Kemi folur rreth angazhimit politikë dhe çasjes që ajo dëshiron të ndjek në angazhimin opozitar, madje Adelina ka folur me pasion për fitoren në zgjedhjet lokale të PDK-së në Ferizaj.
Kur pashë lajmet në media dje, nuk arrija të kuptoj asesi, që po e njejta Adelinë që hapur më foli për çasjen e Vetëvendosjes, po defilonte në seancë me Albin Kurtin! Një e sapoardhur në parti e cila u vlerësua maksimalisht nga të gjithē. E shumë të rinjë aktivistë të devotshëm të PDK-së nuk e patën fatin e sajë, shumë kolege të jashtëzakoshme nuk arritën që të zgjedhen edhe pse dhanë shumë energji e mund.
Krejt në fund, një falenderim dhe kërkim falje kolegëve, kryetarit në detyrë, ferizajasve dhe atyre që të besuan, do të duhej të ishte minimumi i korrektësise politike.
Mos harro se të tradhëtosh besimin qytetarë do të thotë shumë!