Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, lidhur me deklaratën e presidentit rus, Vladimir Putin, që po konsiderohet si kërcënim për Perëndimit, ka thënë se kjo do të mbetet në nivelin e kërcënimit.

Nesho, në një lidhje direkte në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se çështja e armëve bërthamore nuk është diqka e zakonshme për t’u përdorur, dhe që përdoret vetëm për kërcënimet ndaj kundërshtarëve.

Ai ka thënë se kjo ishte një përgjigje ndaj presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili ka thënë se do t’i ndihmojnë Ukrainës.

“Putin-i e shikon se ka një situatë të tillë kritike. AI kërkon që në çdo mënyrë të fitojë këtë luftë që ka në Ukrainë. Kërkon që me të gjitha mjetet që atje ka nuk ka mundësi për të bërë presion, sigurisht përdorë çështjen e armëve bërthamore”, ka thënë tutje ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB.

VIDEO BONUS: Matoshi i ndërhyn në fjalim, “shpërthen” Selmanaj: Oj zojë, jam i bindur që s’e di ku je