Shefi i Kabinetit të Kryeministrit Haradinaj, njëherish edhe këshilltari i Kryeministrit, Avni Arifi, ka reaguar ndaj një deklarate të deputetit të LDK-së, Driton Selmanajt, i cili kishte thënë se LDK do ta rrëzojë Qeverinë me votat e Listës Serbe.
Deklaratën e Deputetit të Lidhjes Demokratike, e kanë cituar edhe mediat serbe, si ajo e mediumit serb ‘Kurir’, raporton Ballkani.info.
E pikërisht linkun e mediumit serb që deklaratën e deputetit Selmanaj e bëri lajm kryesor, e ka shpërndarë në rrjetin social Facebook, këshilltari i Kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi, i cili bashkangjitur me linkun ka shkruar ‘Ndale veten o Trim’ duke iu referuar kështu deklaratave të deputetit Driton Selmanaj. /Ballkani.info/









