Bashkëshorti

Dedikimi i Teuta Krasniqit për ditëlindjen e Adonisit: Je forcë e natyrës…

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina janë çift që jo rallëherë janë komentuar në titujt rozë.

Për Teutën dhe Adonisin sot është ditë e veçantë, kjo ngase bashkëshorti i aktores feston ditëlindjen, shkruan lajmi.net.

Krahas shumë urimeve që Adonisi ka pranuar që në orët e para të kësaj dite, më të veçantin ai e mori nga bashkëshortja e tij Teuta.

“Shpirt, Jeta me ty, Bashkëshortësia me ty, Familja me ty, është bekim nga Zoti. Cdo ditë vazhdoj të mahnitem nga energjia jote pozitive, zemërgjerësia jote, mirëkuptimi yt, dashuria dhe mirësia që e shpërndan kudo. Je forcë e natyrës që edhe ne të tjerëve na vë në lëvizje, që të besojmë në ëndërrat tona, të bëhemi cdo ditë versioni më i mirë i vetes dhe ta çmojmë cdo ditë të jetës si dhuratën më të cmueshme. Je kënga të cilën dua ta dëgjoj gjithmonë, filmi nga i cili nuk lodhem kurr së shikuari, libri të cilin nuk mund ta lëshoj nga dora, je burri të cilin e dua dhe do të të dua përgjithmonë. Urime ditëlindja shpirt, pac shëndet dhe lumturi të pakufishme bashkë me neve.
Shpirt, Astro, Babi, te duam shume, Mami, Tara dhe Kaia ?❤❤❤ @adonismorina7“, shkruan Teuta në urimin e saj.