David Villa: Benzema e meriton Topin e Artë

Ish-lojtari i Barcelonës, David Villa ka folur në lidhje me Topin e Artë.

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në zbulimin e lojtarit më të mirë të edicionit që lamë pas.

Së fundmi lidhur me këtë ka folur edhe David Villa, sipas tij Benzema e meriton atë trofe.

“Benzema e meriton, por nuk më pëlqejnë çmimet individuale”, tha spanjolli.

Francezi ishte vendimtar në sukseset e Realit në Ligën e Kampionëve dhe La Liga.

Në 46 ndeshje sulmuesi shënoi 44 gola dhe 15 asistime.

Ceremonia e ndarjes së Topit të Artë mbahet më 17 tetor, në Paris./Lajmi.net/