Daut Haradinaj tregon momentin kur ishte me Rasim Selmanajn gjatë sulmit të parë në Gllogjan

Daut Haradinaj ka treguar një moment në kohë të luftës, ku së bashku me Rasim Selmanaj ishin përfshirë në një betejë me forcat serbe, shkruan Gazeta Demos.

Ky ka shtuar se gjatë asaj kohe ishin ballafaqur së bashku me forcat paramilitare serbe, deri në një moment ku ishin ndarë e që ishte arrestuar edhe Selmanaj.

“Kemi qenë së bashku me Rasim Selmanaj, pasi në atë kohë nëse një njeri i Deçanit është rrahur nga forcat serbe kishte qenë pikërisht Rasim Selmanaj. Ne së bashku ishim përfshirë në një betejë, ku gjatë një momenti jemi ndarë, dhe aty është arrestuar edhe Rasimi nga forcat serbe”, ka thënë Haradinaj në emisionin Pressing në T7.

Këto deklarata Haradinaj po i thotë si pjesë e rrëfimit të tij në kohë të luftës, ku ka treguar edhe për shumë beteja e disa histori të pathëna deri më tani.

Momenti kur Rasim Selmanaj është liruar prej burgut të Beogradit: