Kryeministri Ramush Haradinaj është kthyer në Kosovë pas Samitit të Berlinit, ku mori pjesë në kuadër të ftesës që kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, iu bënë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë Samit, mund të thuhet lirisht, nuk u arrit asnjë rezultat i pritshëm, ndërsa në pah dolën presione ndaj Haradinajt për pezullimin e taksës.
E më të kthyet në shtëpi, kryeministri është pritur nga vëllai i tij më i vogël, deputeti Daut Haradinaj.
Në dy fotografi të publikuara në deputeti Haradinaj, ai ka shkruar “Faleminderit”.
Sigurisht ky falemnderim për vëllanë kryeministër shkon për qëndrimin e mbajtur që taksa ndaj mallrave serbe do të mbetet në fuqi. /Ballkani.info/







