Daut Haradinaj: Pse është bllokuar projekti i Qendrës Skitare Borea në Pejë?

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka reaguar lidhur me vonesat në realizimin e projektit siç e quan ai, të mirë për Pejën dhe Kosovën, Borea.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se i është gëzuar nisjes së këtij projekti, të cilin e ka mbështetur anipse në pozicione të ndryshme politike.

“Një projekt i mirë për Pejën dhe Kosovën ka pas nisur para dy vitesh, me 1 shtator. U pata solidarizua me këdo që u emocionua nga nisja e Boreas. Përkundër pozicioneve politike, projektin e pata mbështetur duke qenë i bindur se është në të mirë të Kosovës dhe rajonit”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka pyetur se cilat janë arsyet e bllokimit të këtij projekti. “Jemi në shtator të vitit 2020. Projekti është bllokuar. Pse?!”, ka pyetur Haradinaj.